Deputetja Adelina Grainca, ka mbyllur llogarinë e saj në “Facebook” pas kritikave që ka marrë pasi vendosi të bashkohej me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ditën e djeshme të gjithë u befasuan kur deputetja e re nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca, u pa duke hyrë në sallën e Kuvendit, bashkë me kryeministrin dhe liderin e VV-së, Albin Kurti.
Me këtë ajo konfirmoi se i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi votoi dhe për Vjosa Osmanin si deputete, të cilën PDK-ja nuk e miratonte.
Pas konfirmimit të aderimit të Graincës në Vetëvendosje, profili i saj në Facebook u mbush me sharje e ofendime nga ish-mbështetësit e saj të PDK-së.
“Shpi n’Marigon a? Turp e haram vota ime”, “E tradhtove votën time”, “Na turpërove”, ishin disa nga postimet që u bënë në profilin e deputetes.
Adelina Grainca kandidoi për herë të parë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e listës së PDK-së dhe arriti që të siguroi votat e mjaftueshme.