Një grup studentësh kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke kërkuar përjashtimin e deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.
Protesta vjen pas statusit fyes në Faceboook mbrëmjen e djeshme nga Kastrati lidhur me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Kastrati citonte Faik Konicën në postimin e tij duke përdorur gjuhë fyese ndaj Osmanit po pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ai e fshiu statusin.
Studentët kanë deklaruar se Kastrati duhet të largohet menjëherë nga pozicioni që mban në Universitetin e Prishtinës, në të kundërt protestat do vijojnë.