Vendosni fjalën kyçe....

Rriten me 10 milionë euro kostot e aferës Becchetti, gjoba ka shkuar në 118.5 milionë euro për shkak të interesave


Dëmshpërblimi ndaj biznesmenit Francesco Becchetti rritet për çdo ditë që qeveria nuk e shlyen detryrimin ndaj tij pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Washington (ICDIS).

MCNtv.al ka zbardhur koston dhe zërat përkatës të dënimit që duhet të paguajë Shqipëria dhe interesat që rriten me 3.2% në vit. Deri në datën 31 mars 2021, kostoja e dëmshpërblimit ndaj Becchetti-t shkon në 118.5 milionë euro.

Në prill 2019, gjykata e arbitrazhit dënoi Shqipërinë me 107.7 milionë euro gjobë për sekuestrimin e ‘Agon Channel’.

Përveç dëmshpërblimit ndaj tre ortakëve të kompanisë, gjykata i ka ngarkuar Shqipërisë të paguajë 8.2 milionë euro të kostove të avokatëve të Beccheti-t dhe 645 mijë euro shpenzime gjyqi.

Kjo është shumë principale e detyrimit, por ndërkohë gjykata ka vendosur që për çdo tre muaj vonesë në shlyerjen e dëmshpërblimit.

Interesat nisin që nga tremujori i dytë i vitit 2018 dhe vijojnë të grumbullohen edhe gjatë fazës së apelimit.

Gjoba është rritur me rreth 10 milionë euro të tjera për shkak të interesave krahasuar me vendimin fillestar.

Nëse Shqipëria do vijojë të mos e paguajë gjobën deri dhjetor të vitit 2021, në fund të këtij viti, atëherë shuma do rritet edhe më shumë duke shkuar 121.4 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *