Vendosni fjalën kyçe....

Gjoba 110 milionë euro, Lubonja: Shpërdorim skandaloz i pushtetit të Edi Ramës, “Becchetti” tregon se drejtësia ësht e kapur


Analisti Fatos Lubonja se afera Becchetti ku Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga kryeministri Rama.

Në një lidhje me News24, ai shtoi se shoqëria shqiptare duhet të reagonte për këtë rast, por kjo nuk ndodhi.

Po kështu Lubonja theksoi se rasti në fjalë është tregues i kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri Rama.

“Për Becchettin, duhet të kishte reagim nga shoqëria. Është tregues sesi është kapur drejtësia, Prokuroria, mediat. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura nga një njeri dhe nuk janë të ndara. Kjo çështje tregon si funksionon shteti i Edi Ramës. Tregon shpërdorimin e pushtetit nga Rama në mënyrë skandaloze. Ky akuzonte Becchettin për pastrim parash, ndërsa shumë media pro Ramës janë ndërtuar mbi pastrimin e parave. Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi e kjo është skandal.” – tha Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *