Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Debat dhe Transparencë” deklaroi se fleta me numra krijon konfuzion vetëm për kandidatët.
Sipas Kryemadhit, PS-ja këmbënguli për numra pasi emrat që ka në listë nuk e përfaqësojnë atë.
“Nuk krijon shumë konfuzion. Krijon konfuzion për kandidatët. Njerëzit nuk janë numra për LSI-në, njerëzit janë emra. Duhet të ishte me listë shumë emërore, gjë të cilën edhe vetë kryekomisioneri e ka pasur këtë bindje se duhet të ishte me emra, por KAS-i vendosi që të ishte me numra. Në Elbasan përshembull njerëzit do të priren për të gjetur numrat dhe jo emrin. Kur ndërkohë në Tiranë çështja e emrave është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse vetë Partia Socialiste me emrat që ka në listën e saj nuk e përfaqësojnë atë, kështu që normalisht vetë PS-së i ka interesuar që ti ketë me numra”-deklaroi Kryemadhi.