Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Rinas kanë mbërritur pjesa e parë e 22 mijë e 230 dozave Pfizer të cilat do lëvrohen deri në 20 prill.
“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Evropë për vaksinimin masiv”-shkruan Rama.