Në vitin 2010 për këto katër programe shëndetësorë (Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës) u shpenzuan (njëzet e katër pikë gjashtë) miliardë lekë. Dhjetë vjet më vonë në vitin 2020 sipas buxhetit kjo vlerë ka arritur 39.6 (tridhjetë e nëntë pikë gjashtë) miliardë lekë ose 320 milionë euro.
Rritja me bazë vjetore e totalit të shpenzime të Buxhetit të Shtetit në vitin 2020 kundrejt 2019 është me plus 17.8%. Duke qenë një vit pandemie dhe vit emergjence shëndetësore Programet e Drejtpërdrejta Shëndetësi nuk kanë marrë të njëjtën masë rritje. Tek katër programet e shëndetësisë rritja në vitin 2020 kundrejt 2019-ës është me plus 9.9%.
Shpenzimet faktike për banor (për frymë), të kryera për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor, shëndetit publik dhe shërbimin kombëtar të urgjencës, gjatë viteve 2010 -2020, kanë variuar nga 8 447 deri 13 923 Lekë (tetë mijë e katërqind e dyzet e shtatë Lekë deri trembëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e tre Lekë) lekë për frymë, ose shprehur në Euro rezultojnë nga 61-113 (gjashtëdhjetë e një-njëqind e trembëdhjetë) euro si shpenzime vjetore. Nga kjo analizë konstatohet se shpenzimet shëndetësore për banor janë relativisht të ulëta në vendin tonë.
Duhet thënë që Popullsia sipas të dhënave të INSTAT bazuar tek Censusi i vitit 2011 nuk na jep një nivel të kënaqshëm të informacionit real pasi Censusi është tashmë i vjetër (10 vite) dhe po ashtu nuk ka indikator të qartë për numrin e rezidentëve real në vend. Nëse do të analizonim shpenzimet faktike të katër programeve të shëndetësisë në raport me popullsinë, mund të konstatojmë se cilat janë shpenzimet kryesore shëndetësorë për frymë në Shqipëri.
Nëse shikojmë peshën në përqindje e totalit të buxhetit të katër Programeve të Shëndetësisë në raport tek totalin e Shpenzimeve të Buxhetit, për periudhën 2010-2012 vihet re një rritje e peshës në këto programe, nga 6.8% në 7.7% të shpenzimeve totale të sistemit buxhetor. Në vitin 2018 dhe në vitin 2019 ky raport shfaqet i pandryshueshëm në 7.3%. Ndërsa referuar Buxhetit të planifikuar për vitin 2020, ky raport ka pësuar sërish rënie në 6.8%, pra pavarësisht ndryshimeve të buxhetit të planifikuar për vitin 2020 si rezultat i gjendjes pandemike, shohim që pesha e shpenzimeve të programeve të shëndetësisë kundrejt totalit të shpenzimeve nuk ka rritje përkundrazi ka pësuar rënie.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e OpenData