Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Fleta e votimit me numra, përpjekja e fundit e Ramës për të mbyllur listat


Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, në një intervistë për A2 News thotë se fleta me numra është përpjekja e fundit e kryeministrit Edi Rama për të mbyllur listat.

Rama ka turp që listat e kandidatëve socialistë dhe po përdor këtë truk të fundit për të fshehur emrat e tyre.

Zgjedhja me fletën e votimit ishte përpjekja e fundit e Ramës për të mbyllur listat. Ai ka turp nga emrat që ka në listë dhe po mundohet të bëjë një truk të fundit magjik. Lista e PS është vetëm një. Është Rama dhe kaq, të tjerët janë numra. Ne kemi insistuar që të jemi me emra ndërkohë që është fryma që u tha dhe hapja e listave nuk mund të ndodhë pa emra. Rama i mbylli se në fund ai i komandon”-thekosoi drejtuesi i fushatës të PD-së.

Për Rrushajn e rëndësishme është që Partia Demokratike të maksimizojë çdo votë.

Mesazhi ka qenë i qartë. Secili ka emrin e vet dhe zgjedhësit janë të lirë. Secili këtë emër e ka të bazuar në personalitetin dhe figurën publike. Ne kërkojmë vota për PD, është e rëndësishme të maksimizojmë çdo votë”-deklaroi Rushaj.

Sa u takon projeksioneve për mandatet e pritshme, Rrushaj theksoi se ka një frymë të jashtëzakonshme për ndëshkimin e Ramës.

Kemi, por nuk do të doja të bëja spekulim. Ka një frymë të jashtëzakonshme që duan të ndëshkojnë Ramën dhe forcën e tij. Struktura jonë ka qenë e përgatitur për këtë gjë. Vullnetarët na janë shtuar dhe forcat në terren”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *