Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku një furgon është përplasur kokë më kokë me një veturë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rubik, ku për pasojë dy vajza, shoferja dhe pasagjerja e autoveturës kanë mbetur të plagosura.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të aksidentuarve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia që po kryen ekspertizën, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.