Vendosni fjalën kyçe....

Balluku për grevën e kontrollorëve: E paligjshme, skemë politike në kohë fushate, Sali Berisha u ekzaltua


Ministrja e Infrastrukturës ka deklaruar në një konferencë për shtyp se greva e kontrollorëve ajrorë të aeroportit të Rinasit është e paligjshme.

Ajo citoi nenet në Kodin e Punës ku flitet për këtë gjë.

“Albcontrol është kompani e sigurisë së lartë që ofron shërbi esencial dhe është e vetmja kompani që e ofron në kushtet e monopolit. Kodi i Punës e sanksionon qartë ku thotë, greva nuk mund të bëhet në pozicionet thebësore. Në nenin 196, pika ç flitet për shërbimet e kontrollit ajror ku greva ndalohet pasi është shërbim thelbësor. Kjo është një grevë e pastër e paligjshme sipas 197, fraksion 5. Punonjësit kanë shkuar me të njëjtat letra njëkohësisht duke futur në kolaps sistemin e navigimit ajror në Shqipëri.” – tha Balluku.

Ajo shtoi më tej se kjo grevë ka të bëjë me fushatën elektorale dhe është skemë e pastër elektorale duke cekur edhe deklaratat e ish-kryeministrit Berisha në Facebook.

“Kam ndjekur Sali Berishën që ka një ekzaltim të madh që do mbyllet aeroporti i Rinasit dhe do bllokohet çdo gjë në vend, çdo fluturim. Ky është një organizim politik në kohë fushate. Për shkak të skemave politike që po përdoren, sot nuk do vijnë në aeroport vaksinat për të vijuar vaksinimi. Sot po afektohet e gjithë popullsia për shkak të kësaj greve. Nëse dikush do të kthehet në shtëpi sepse është operuar nuk kthehet dot sepse nuk do Sali Berisha, se janë të stresuar më 2.5 milionë lekë rrogë kontrollorët.” – vijoi deklaratën Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *