Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Greva e kontrollorëve në Rinas e jashtëligjshme, elementë brenda tyre të lidhur me fushatën, i kemi kallëzuar në prokurori


Ministrja e Infrastrukturës deklaroi sot se kontrollorët e aeroportit të Rinasit po bëjnë një grevë të paligjshme.

Në një intervistë për Report TV, Balluku theksoi se bëhet fjalë për një veprim politik dhe se një pjesë e atyre që janë përfshirë në këtë çështje janë elementë që kryejnë funksion në fushatë dhe janë kallëzuar në prokurori.

“Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi. Ju keni bërë tendera dhe nuk keni dhënë rrogat, të dashur qytetar ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur. Politika patjetër që është pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë  funksion në këtë fushatë dhe ne i kemi dërguar në prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve.” – tha Balluku.

Më herët ministrja tha se ndaj kontrollorëve që kundërshtojnë kthimin në punë do merret masa drastike ligjore.

Të  njëjtin qëndrim mbajti pak më vonë edhe kryeministri Rama i cili tha se organizatorët do kallëzoheshin penalisht ndërsa të tjerët duhet të vendosnin menjëherë pa humbur kohë nëse do ktheheshin në punë apo do përballeshin me ligjin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *