Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria shqiptare ka hyrë në negociata për zëvendësimin e kontrollorëve me punonjës të certifikuar nga Turqia


Qeveria shqiptare ka hyrë në negociata për zëvendësimin e punonjësve të kontrollit të cilët kanë hyrë në grevë me punonjës të certifikuar nga Turqia për kontrollin e hapësirës ajrore.

Kjo lëvizje e ekzekutivit nëse përmbyllet me sukses do çojë në zhbllokimin e situatës në aeroportin e Rinasit.

65 kontrollorët shqiptarë kanë hyrë në grevë ditën e sotme duke çuar në mbylljen e aktivitetit të aeroportin të Rinasit.

Kryeministri Rama më parë u raportua nga Hashtag.al se ishte në kontakte me palën amerikane dhe nuk përjashtohet marrja e masave drastike, si arrestimi i një pjese të kontrollorëve dhe kalimi i aeroportit të Rinasit në kontroll të ekspertëve ushtarakë të Aviacionit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *