Avokati i kontrollorëve të AlbControl Rezart Tupi, ka dalë në një deklaratë për mediet ku ka folur për shoqërimin e disa prej kontrollorëve të grevës në polici.
Tupi ka abuluar se u shoqëruan rreth 24 persona, ku 4 prej tyre pasi janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.
“Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura.”-deklaroi avokati.
Kontrollorët e Albcontrol hynë në grevë ditën e djeshme duke kërkuar përmirësim të pagave të tyre dhe kushte më të mira pune, pas stresit që ndienin në punë për shkak të uljes së rrogave të tyre në krizën e pandemisë.
Greva e 65 kontrollorëve të Albcontrol ka pezulluar punën në aeroportin e Rinasit, duke ndërprerë fluturimet. 9 kontrollorëve janë shoqëruar në policinë e Tiranës. Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar këtë me një grusht shteti.