Vendosni fjalën kyçe....

Rikthimi në PS, Lefter Koka: Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë them se kam bërë zgjedhjen e duhur


Lefter Koka ka folur për rikthimin e tij në Partinë Socialiste, duke u shprehur i bindur se sa më shumë që koha kalon, aq më tepër beson se ka bërë zgjedhjen e duhur.

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”, Koka tha se kjo fushatë sa më të lodhshme që e ka bërë fushatën, aq më efikas ka bërë komunikimin me grupet më të vogla.

“Ka vite që unë e kam marrë këtë vendim. Sa më shumë kohët kalojnë, aq më shumë them se kam bërë veprimin më të duhur. Kam kërkuar gjithnjë që të kem bashkëpunim me strukturat e partisë kua aderoj, aktualisht po punojmë në PS. Jam me të gjithë ish-bashkëpunëtorët e mi.

Kjo fushatë është e ndryshme, për shkak të pandemisë, por në vetvete është pak më e lodhshme me kandidatët por më e lehtë për grupet më të vogla në komunikim sepse komunikimi është i drejtpërdrejtë dhe më efikas, për rrjedhojë.”– tha Koka.

Ndërsa vetë është i renditur i 7-ti në listën e zgjedhjeve, Koka kërkoi vota për të dhe për kryeministrin Edi Rama, që renditet pas tij.

“Në Durrës gjej një klimë besuese. PS dhe Edi Rama, të gjithë bashkë nuk jemi të përsosur. Nëse marr mbështetjen nga qytetarët do i vlerësojë dhe nëse jo, akoma më shumë.

Unë dhe Rama jemi të vendosur, unë jam numri i shtatë dhe ai i teti. Kryeministri Rama ka dëshirë që të qëndrojë deputet në qarkun e Durrësit. Mesazhi i vetëm është që qytetarët që të dalin në votime dhe të mos bëhen konfuz për shkak të mënyrës së votimit.”– tha Koka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *