Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i kontrollorëve: Akuzat e ngritura për qëllime të tjera, s’ka pasur negociata me Albcontrol


Pas përfundimit të seancës së parë të mbajtur lidhur me padinë e kontrollorëve të Albcontroll për uljen e pagave, ka dalë në një deklaratë për mediet avokati i tyre.

Rezart Kthupi tha se ndalimi i tre kontrollorëve një ditë më parë është i paligjshëm, pasi ato kanë ushtruar një të drejtë që ua jep ligji. Ndërsa shprehet se akuza e ngritur ndaj tyre është për qëllime te tjera.

Kthupi thotë se mes kontrollorëve dhe Albcontrol më parë ka pasur takime, por jo negociata, ku thjesht janë informuar se vendimi është për uljen e pagave dhe nuk ndryshohet. Ai thotë se në gjyq do të kërkohet rrëzimi i akuzave pasi kanë qëllime të ndryshme nga respektimi i ligjit.

 “Sot ishte seanca përgatitore. Paditësi është sindikata. Sindikata përfaqëson kontrollorët, pastaj efektet e vendimit do të shtrihen mbi të gjithë kontrollorët.

Ka pasur takime, jo negociata. Negociata nënkupton mundësinë për të arritur një marrëveshje. Ka pasur vetëm informim dhe është thënë që ky është vendimi.

Nuk e dimë se çfarë do të kërkojë prokuroria, ne do të kërkojmë shfuqizimin e masës së arrrestit, sepse është një akuzë që është e ngritur për qëllime që janë të ndryshme nga ligji. Deduksionet mund t’i bëni ju.

Prokuroria pretendon se ka një tentativë të organizuar për braktisje të detyrës. E vërteta është se kontrollorët kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme për të shpallur paaftësinë për punën. Ligji nuk ka asnjë pengesë se kur mund t’u lindë kontrollorëve paaftësia për punë. Mund t’u lindë të gjithëve në një moment, ose në momente të ndryshme. Përderisa nuk ka asnjë pengesë ligjore është e lejuar.

I kemi takuar të ndaluarit, janë në një gjendje relativisht të rëndë psikologjike, nuk mund të kuptojnë sepse të ndalohen për një të drejtë që ligji ua njeh. Deklarata e paaftësisë është individuale, çdo kontrollor e ka firmosur individualisht.”– tha Kthupi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *