Vendosni fjalën kyçe....

Basha prezanton planin për Artin: Teatrin Kombëtar do ta rindërtoj aty ku ishte, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit


Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot Programin për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë. PAsi mori dhuratë një maket të Teatrit Kombëtar, Basha u zotua se do ta ndërtojë Teatrin e Ria ty ku ishte i vjetri.

“Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte. Sikundër dua t’ju them atyre që u vërsulën mbi këtë vepër dhe mbi artistët brenda dhe rreth kësaj vepre, nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Të dyja janë dimensione të bashkëjetesës europiane, edhe nderimi për artin, për kulturën, për trashëgiminë kulturore, edhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë.”– deklaroi sot Basha.

Ai i konsideroi zgjedhjet që po vijnë, si më të rëndësishmet në historinë e vendit.

“Të dashur miq, vij këtu me peshën e rëndë të përgjegjësisë që këto zotime sjellin një peshë të dyfishtë, që sjell vetëdija se jam kryetari i një force politike që lindi nga elita e mendjes dhe e shpirtit të këtij kombi. Nga studentët, nga pedagogët, nga intelektualët, nga artistët një pjesë e të cilëve kam kënaqësinë t’i shoh sot përsëri në vijën e parë në kuptimin figurativ dhe fizik të fjalës. Për mua kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Do të ishte e tillë edhe në kushtet ku Shqipëria e 2021-it do të kishte qenë Shqipëria e ëndrrave tona të 90-ës, 91-shit apo 92-shit. Është e dyfishtë tani që ndodhemi në një udhëkryq të rrezikshëm. Tani që një perde e hekurt po bie, që po i ndan përsëri shoqëritë në të lira dhe në të robëruara, në ato që garantojnë rotacion, normalitet, pozitivitet dhe ato që garantojnë shkatërrimin e gjithçkaje për hir të një sundimtari dhe të një grushti njerëzish. Kjo perde e hekurt e cila po përvijohet jo thjesht gjeostrategjikisht si lindje dhe perëndim por edhe brenda shoqërive, kërcënon si asnjëherë tjetër Shqipërinë. Ndaj, zgjedhjet e 25 prillit janë vendimtare, ndoshta më vendimtaret prej atyre që na ndanë nga diktatura në vitin 1992. Këto ditë ne po luftojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Janë, pra, zgjedhjet më të rëndësishme në historinë 30-vjeçare. Në këto zgjedhje ngrihet vetëm një pyetje, një pyetje e vetme: do të vazhdojmë në këtë rrugë, në këtë rrugë 8-vjeçare të shkatërrimit, të nënshtrimit, të largimit nga Europa, të kolapsit ekonomik, shpirtëror, ekonomik dhe të gjithanshëm të shoqërisë apo do të zgjedhim ndryshimin, do të zgjedhim një të ardhme më gjë mirë duke u bërë pjesë e Bashkimit Europian, një arritje që do të prekë dhe do të përmirësojë jetët e të gjithё shqiptarëve? Kjo ёshtё pyetja e vetme qё shtrohet nё kёto zgjedhje.”- tha Basha.

Kryedemokrati akuzoi qeverinë Rama, se në këto 8 vite ka bërë hapa pas në kulturë dhe në art. Shqipëria e 8 viteve të fundit, sipas tij ka mbetur pa vizion, pa shpresë, pa rrugëdalje.

“Sot flasim pёr artin dhe kulturёn tonё. Pёr artin tonё kombёtar, pёr artistёt tanё. Si çdo fushё tjetёr, janё bёrё hapa pas nё kёto 8 vite. Kryeministri nё ikje i cili ka dështuar tё bёj ndonjё gjё ashtu si duhet, kёtu ka kryer njё krim monstruoz, e ka shembur teatrin tonё kombëtar. Pёr 8 vite ai e ka goditur rёndë buxhetin e artit dhe kulturёs shqiptare. Pa kulturë dhe pa art, Shqipёria nuk ka ëndrra. Rinia nuk ka ëndrra. Shqipёria nuk ka shpresë. Rinia nuk ka tё ardhme. Kjo ёshtё Shqipёria e 8 viteve tё fundit! Njё vend pa vizion, pa shpresë dhe pa njё rrugëdalje. Ёshtё pikërisht kjo qё ne duam tё ndryshojmë. Ёshtё pikërisht kjo qё ne duhet tё ndryshojmë! Ёshtё pikërisht kjo qё ne tё gjithё sё bashku do tё ndryshojmë me 25 prill. Ndaj, këto zgjedhje ne do t’i fitojmë dhe do tё sjellim njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin, pёr tё gjithё qytetarët shqiptarë. Njё tё ardhme mё tё mirё nё çdo fushë. Nё ekonomi, nё shёndetёsi, nё arsim, nё industri e bujqësi, nё art dhe nё kulturë. Ne kemi njё vend tё mrekullueshëm, Zoti na ka bekuar me tё. Me bukurinë mahnitëse, me njerëz jashtëzakonisht tё talentuar. Vendi ynë ka po kёshtu njё histori tё lashtё dhe tё mrekullueshme qё na bёn krenar. Nuk ka asnjё arsye se pse Shqipёria tё mos bёhet njё nga vendet lider nё botё pёr artin dhe kulturën. Nё veçanti nё kёtё dekadë ku shqiptarët janë bёrё lider nё botё pёr artin dhe kulturën, por ama fatkeqësisht vetёm kur largohen nga vatra e tyre. Pёr tё arritur kёtё, unё jam i vetëdijshëm se njё nga faktorët kryesor ёshtё qё Shqipёria tё ketë njё qeveri e cila kujdeset pёr qytetarët e saj dhe tё ardhmen e saj jo njё qeveri qё kujdeset pёr njё grusht njerëzish dhe pёr fatet e saj. Unё dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht tё rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Ne angazhohemi ta bëjmë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm si një e drejtë themelore e njeriut por dhe si një faktor themelor për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më gjithëpërfshirëse. Kur flas për artin dhe kulturën e kam fjalën për gjithë fushat, nga letërsia, botimi, bibliotekat, tek muzika, tek opera, tek baleti, tek teatri dhe tek kinematografia, tek rrjeti i muzeve dhe trashëgimia historike dhe kulturore, tek artet vizuale, piktura, skulptura, pra, në çdo fushë të artit. Piketat kryesore që ju dëgjuat sot janë angazhime konkrete që merren pas një konsultimi të detajuar me njerëzit e artit dhe kulturës, me artistët shqiptarë dhe ekspertët e administrimit të artit dhe kulturës, të cilët për fat të mirë Shqipëria i ka dhe i ka të niveleve më të mira europiane dhe botërore.”- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *