Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Mbështesim reformën në drejtësi, e angazhuar personalisht në promovimin e saj


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim përsëriti në një aktivitetit të USAID “Drejtësi për të gjithë” se mbështet reformën në drejtësi.

Kim theksoi se angazhohet personalisht për të promovuar reformën si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë.

Më lejoni të jem e qartë: SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë”-tha Ambasadorja Yuri Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *