Një sasi prej rreth 200 kilogramësh kokainë është kapur në Pportin e Durrësit. Prokuroria ka prerë disa urdhërarreste lidhur me ngarkesën e kapur.
Kjo është sasia e dytë më e madhe e kapur në këtë port pas 613 kilogramëve të sekuestruara në 28 shkurt të vitit 2018. Kokaina është kapur brenda një konteineri e dyshohet se ka ardhur nga Amerika e Jugut.
Pak ditë më parë një sasi prej rreth 50 kilogramësh kokainë është kapur në një ngarkesë me banane që vinte nga Ekuadori.
Ngarkesa e bananeve ishte porositur nga Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i cili ka mohuar të ketë lidhje me kokainën e kapur.