Vendosni fjalën kyçe....

Funerali i Princit Philip do të mbahet më 17 Prill, Harry do të marrë pjesë por jo Meghan


Shërbimi i varrimit për Princin Philip, do të mbahet më 17 Prill. Lajmi u konfirmua të shtunën nga Pallati Buckingham dhe mesa duket edhe Princi Harry po planifikon të marrë pjesë.

Siç shkruan “Reuters”, ceremonia e varrimit për burrin e mbretëreshës Elizabeth të Britanisë do të mbahet në kishën e Shën George në kështjellën Windsor, paraprirë nga një minutë heshtje kombëtare. Nuk do të ketë qasje për publikun, për shkak të pandemisë.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar në 30, e Pallati Buckingham ka njoftuar se shërbimi do të mbahet në përputhje me kufizimet e vendosura për COVID-19.

Kjo do të thotë që të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë mbretëreshën Elisabeth do të mbajnë maska në fytyrë.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi se princi Harry, i cili është zhvendosur në Los Angeles pasi hoqi dorë nga detyrat mbretërore, po planifikonte të merrte pjesë në funeral. Mirëpo gruaja e tij shtatzënë Meghan, ishte këshilluar që të mos udhëtonte nga mjeku i saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *