Një mjek ka humbur jetën në Krujë lidhur me Covid-19.
Bëhet fjalë për mjekun psikiatër Përparim Pengili.
72-vjeçari ishte prekur nga koronavirusi pak ditë më parë ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.
Njoftimi është bërë nga kolegët e Pengilit në faqen zyrtare të spitalit të Krujës në Facebook.
Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë mes bluzave të bardha lidhur me Covid-19.