Një ish-Guvernator i Rajonit Kemerovo të Rusisë ka rrëfyer se u përfshi dhe nxiti thashethemet se në qytezën turistike kishte një krijesë mitike që njihet si Yeti.
Ai u kërkoi zyrtarëve lokalë të visheshin me gëzof dhe të endeshin nëpër pyje për të provuar dhe ‘tërhequr’ turistët.
Raportet e shikimeve të një krijese të pakapshme si majmuni, të njohur si Yeti, Snoëman ose Bigfoot kishin qenë prej kohësh pjesë e historisë lokale në Malet Gornaya Shoriya. Disa gjuetarë lokalë kanë pohuar se ata kanë hasur në qenien e egër me gjatësi prej dy metrash, me kriptozoologë dhe tifozë të tjerë që vizitojnë zonën herë pas here.
Por në një zbulim të pazakontë në fundjavë, ish-Guvernatori Aman Tuleyev, i cili drejtoi rajonin e Kemerovo midis 1997 dhe 2018, ka pranuar se ai mund të ketë luajtur një rol në nxitjen e zhurmavë rreth Yetit, pasi e pa atë si një mundësi ideale për të rritur ardhjen e turistëve në qytezën që njihet si pikë turistike e vend për të bërë ski.