Vendosni fjalën kyçe....

Protestë kundër hidrocentralit në Mirditë, shoqërohen 20 banorë e aktivistë të Vetëvendosjes


Një grup personash janë shoqëruar pasditen e sotme pas protestës në Mirditë kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe të një fabrike uji në këtë zonë.

Banorët e fshatit Thirrë e Sang si dhe disa aktivistë e deputetë të lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kundërshtuan projektet. 20 persona janë shoqëruar gjatë protestës.

Ata u mblodhën pranë Tunelit të Thirrës ndërsa qytetarët e aktivistët e Vetëvendosjes kanë deklaruar se janë shoqëruar padrejtësisht.

“Ata bëjnë disa orë që janë në polici dhe janë marrë në mënyrë të poaligjshme pasi protesta ka qenë paqësore. Edhe ne si LVV u jemi bashkuar në protest, në një moment është bllokuar rruga kemi qëndruar 5 minuta kemi qenë të ulur dhe jemi larguar paqësisht. Në kthim policia ka ndaluar automjetet ku kanë qenë aktivistë të VV dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Në dijeninë time janë dhe banorë që janë ndaluar dhe janë dërguar në komisariat të Rrëshenit. Ne po presim përfaqësimin tonë ligjor që vjen nga Tirana dhe të futem në një komunikim zyrtar, ne do qëndrojmë këtu derisa të lirohen. Protesta ka qenë paqësore.” – tha një përfaqësues i LVV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *