Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo, përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet në një foto me barkun e rrumbullakosur.
Sëbashku me dy vajzat e saj, në rrobat e tyre të banjos Emina jep edhe lajmin e shtatzënisë, zbulon dhe gjininë njëkohësisht.
Veshja e saj dhe e dy vajzave formojnë fjalinë: “Mezi presim të takojmë vëllanë tonë të vogël”.
Këtë postim, Emina e ka shoqëruar me diçiturën: “Një djalë i vogël është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të emocionuar”.
View this post on Instagram
Emina Cunmulaj dhe Sam Nazarian janë martuar më 26 qershor të vitit 2015 dhe pas gati 6 vitesh së bashku janë prindër të dy vajzave: Ella Faira dhe Mia Soraya, 5 dhe 3 vjeçe. Ata jetojnë në SHBA.