Vendosni fjalën kyçe....

“Kampionë të Reformës në Drejtësi” – Meta e kërcënoi me burg, ambasada amerikane pasqyron takimin e Palmer ku merrte pjesë edhe Ardian Dvorani


Ambasada amerikane ka publikuar para pesë ditësh një postim në faqen e saj në Facebook lidhur me takimi virtual të zv.ndihmës Sekretarit të  Shtetit, Palmer me përfaqësues të autoriteteve zyrtare shqiptare, analistë e gazetarë.

Ambasada i quan personat që morën pjesë në mbledhje Kampionë të Reformës në Drejtësi, mes të cilëve ishte edhe ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Disa javë më parë, ai u quajt nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 12 kampionët e luftës kundër korrupsionit në botë.

Muaj më parë, presidenti Meta e ka paitur në prokurori Dvoranin duke e akuzuar atë si pjesë të skemës së kapjes së sistemit të drejtësisë nga ana e kryeministrit Rama.

Më 1 prill 2021, Kreu i Shtetit tha në një deklaratë se Dvorani do shkonte në burg për dhunim të Kushtetutës.

“Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë. Ardian Dvorani do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund.” – tha ndër të tjera Meta gjatë deklaratës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *