Vendosni fjalën kyçe....

DALIN PAMJET-Tritol në banesën e Artan Xhelilit në Orikum


Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një banese në zonën e Orikumit në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Sasia e lëndës plasëse është vendosur në derën e hyrjes së apartamentit n pronësi të shtetasit Artan Xhelili.

Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët kanë njohur menjëherë policinë, ndërkohë që pronari i banesës nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, blutë e Vlorës po marrin në pyetje pronarin e shtëpisë, i cili ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra.

Ende nuk ka informacion zyrtar nga policia lidhur me qëllimin e shpërthimit.

Gropa e hapur te dera nga shpërthimi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *