Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësi në SHBA merr armë në shkollë, vritet nga policia pasi plagos njërin prej efektivëve


Një nxënës ka shkuar me armë në shkollë dhe është vrarë policia në Tennessee, në SHBA.

Departamenti i Policisë së Knoxville tha se konfrontimi ndodhi rreth orës 15:15 të pasdites së të hënës, në Shkollën e Mesme Austin-East Magnet.

Oficerët e Policisë kishin marrë thirrje për ndihmë, pasi një prej nxënësve ishte me armë në shkollë.

Kur oficerët iu afruan nxënësit brenda tualetit, ai filloi të qëllonte, duke plagosur një nga oficerët në pjesën e sipërme të këmbës. Policia u kundërpërgjigj dhe nxënësi u vra.


“Ishte thjesht shumë tronditëse, së pari, të dëgjojmë se kemi një oficer të rënë dhe së dyti se ishte në një shkollë.”- tha shefja e policisë Eve M. Thomas, në konferencën për shtyp, citon NYT. Oficeri i plagosur i policisë i është nënshtruar një operacioni dhe tanimë është jashtë rrezikut për jetën. Por nxënësi nuk pati të njëjtin fat.

Nuk ishte ende e qartë pse nxënësi solli një armë në shkollë ose pse ai qëlloi drejt oficerëve.

Të shtënat vijnë në një kohë kur klasat po hapen përsëri për studentët, pas muajve të tërë të mësimit online.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *