Vrasja e 20-vjeçarit me ngjyrë në Minesota ishte një aksident sipas policisë. Daunte Wright qëllua me një plumb pasi oficerja donte të përdorte një pistoletë elektrike Taser, por gabimisht nxori armën.
Kështu u tha shefi i Policisë Tim Gannon gazetarëve, në një konferencë për shtyp.
Oficerja që qëlloi është Kim Potter, e cila ka punuar për Policinë e Qendrës Brooklyn për 26 vjet.
Gjatë konferencës, shefi Gannon ndau me gazetarët një video të shkurtër nga kamerat e trupit që mbante policja, e cila po përpiqej të arrestonte 20-vjeçarin i cili reziston dhe futet përsëri në makinë.
Oficerja dëgjohet duhe thënë “Taser, Taser, Taser”, duke e paralajmëruar të riun se do ta qëllonte me pistoletën elektrike.
Wright shihet të hyjë në makinën e tij dhe të largohet, por në këtë moment oficerja e policisë e kupton se çfarë ka bërë dhe u thotë kolegëve: “Unë sapo e qëllova atë”.
I plagosur për vdekje, Wright u përplas pak më tutje, shkruan BBC.
Shefi i Policisë tha: “Është besimi im që oficerja kishte për qëllim të përdorte taserin e saj, por e qëloi atë me një plumb të vetëm. Nuk ka asgjë që mund të them për të zvogëluar dhimbjen.”
Oficerja është pezulluar nga detyra.
Vrasja e 20-vjeçarit me ngjyrë solli protesta në Minesota. Qindra protestues që brohorisnin emrin e tij u mblodhën natën vonë jashtë selisë së policisë.
Kjo i shtyu autoritetet të zbatojnë një shtetrrethim brenda natës së të dielës dhe të hënën, ndërsa kryetarët e bashkive të Minneapolis dhe St Paul fqinjë shpallën një gjendje lokale të jashtëzakonshme.