Forca të shumta policie e RENEA ka zbarkuar në Mamurras pas përplasjes me armë ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një kalimtar.
Policia ka shoqëruar deri tani shtatë persona nga fisi i ish-deputetit Mhill Fufi. Mësohet se patrulla e policisë ka tentuar të ndalojë makinën e autorëve për verifikim.
Këta të fundit nuk janë bindur dhe pas përplasjes fizike me efektivët kanë përdorur armët duke plagosur njërin nga efektivët në këmbë si dhe një kalimtar të rastit ndërsa efektivi tjetër është plagosur me sende të forta.