Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet polici që qëlloi dy kolegët e tij në Mamurras, në pranga dhe 3 persona nga fisi i ish-deputetit Mhill Fufi


Një ditë pas plagosjes së dy efektivëve dhe të një qytetari në Mamurras, policia ka arrestuar 4 persona të dyshuar për ngjarjen.

I arrestuar është efektivi i policisë David Medani, i cili dyshohet se plagosi nga pakujdesia 2 kolegët e tij dhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi pasi efektivët u përfshinë në një sherr me disa pjesëtarë të fisit të ish-deputetit Mhill Fufi.

Të arrestuar janë edhe 3 prej personave të përfshirë në sherr, Gjon Fufi, Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), dhe Rudolf Fufi.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Mamurras, kur pas një përplasjeje midis patrullës dhe disa personave, një nga efektivët ka nxjerrë armën e shërbimit duke plagosur dy kolegët e tij dhe një nga personat e përfshirë në konflikt.

Patrulla me tre efektivë kishte tentuar që të ndalojë të rinjtë që udhëtonin me makinën e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme dhe kishin kaluar kundërvajtje. Por pasi ata nuk ishin bindur kishte nisur një përplasje mes tyre.

Nikollë Vorfi besohet se ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj efektivëve të Policisë, duke goditur njërin prej tyre me sende të forta. Pas kësaj njëri nga efektivët, David Medani, ka hapur zjarr duke e plagosur atë në këmbë, por gabimisht ka plagosur dhe dy kolegët e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *