Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden, kanë diskutuar tensionet në Ukrainë, çështjet e sigurisë dhe nevojën për kontrollin e armëve bërthamore, me Shtëpinë e Bardhë që propozon një takim zyrtar në ‘një vend të tretë’.
Në një deklaratë të botuar të martën, zyrtarët amerikanë konfirmuan se të dy udhëheqësit kishin folur për ‘një numër çështjesh rajonale dhe globale’.
Si pjesë e bisedimeve, Biden u tha të ketë ‘shprehur shqetësime mbi pëfshirjen e papritur ushtarake të Rusisë’ në Gadishullin e Krimesë dhe përgjatë kufirit me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës ‘për të zbutur tensionet’.
Shkëmbimi mes dy liderëve vjen mes frikës se luftimet në rajonin Donbass midis forcave të Kievit dhe luftëtarëve nga republikat e vetëdeklaruara të mbështetura nga Moska mund të çojnë në një konflikt të gjerë.