Danimarka bëhet vendi i parë evropian për të ndaluar plotësisht përdorimin e goditjes AstraZeneca për ‘rrezikun real të efekteve anësore të rënda’
Danimarka bëhet vendi i parë europian që ndalon krejtësisht vaksinën anti-covid tyë AstraZeneca. Vendimi erdhi pas një hetimi lidhur me mpiksjen e rrallë të gjakut te pacientët që e kishin bërë.
Në një deklaratë të Mërkurën, Autoriteti Shëndetësor Danez njoftoi se kishte ‘vendosur të ndalonte vaksinën e AstraZeneca’, duke përmendur ‘një lidhje të mundshme midis rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes e numrit të ulët të trombociteve të gjakut’ nga njëra anë e vaksinës nga ana tjetër.
“Vlerësimi ynë i përgjithshëm është se ekziston një rrezik i vërtetë i efekteve anësore të rënda që lidhen me përdorimin e vaksinës Covid-19 nga AstraZeneca,” pohoi kreu i Autoritetit Shëndetësor Danez, Soeren Brostroem, duke shpjeguar vendimin. Ai shtoi se vendi ka vaksina të tjera për të shpërndarë, ndërsa konsideron se epidemia aktualisht është nën kontroll. Qytetarët që janë vaksinuar tashmë me një dozë të AstraZeneca, do të ftohen të vaksinohen me një vaksinë tjetër.
Danimarka është vendi i parë evropian që ndalon plotësisht vaksinën e AstraZeneca, që u emërtua Vaxzevria muajin e kaluar, pasi Agjencia Evropiane e Barnave konfirmoi lidhjet e vaksinës me mpiksjen e gjakut, por tha se përfitimet e saj ende tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore.
Disa vende evropiane vendosën lejojnë vaksinën e AstraZeneca vetëm për njerëzit e moshuar, duke këshilluar ata që bënë vaksinën e parë, të pajisen me të dytën nga çdo vaksinë mARN.
Ndërkohë, një tjetër vaksinë e aprovuar nga EMA, Johnson & Johnson, po merr shqyrtim të ngjashëm pas rasteve të mpiksjes së gjakut.