Zbulimi i qendrës së call centër-it të zotëruar nga Aman Josifi, ish ortaku i vëllait të kryeministrit Rama, vlerësohet si çmimi më i mirë investigativ për vitit 2020, në konferencën e Gazetarëve Investigativë për Evropën.
Fabrika e Mashtrimit, një cikël shkrimesh të publikuara në rrjetin investigativ OCCRP , ekspozuan punë e një një grupi mashtrues me bazë në Kiev që nëpërmjet linjave të call-centerit mashtronin të moshuarit në Evropë
Pjesë e hetimeve të kryera nga gazetarja Lindita Çela, e cila bashkëpunoi për këtë shrkim edhe me gazetarë të tjerë por që bëri pjesën më të madhe të investigimit, ishte dhe zbulimi i një qendre call-center në Tiranë e zotëruara nga Amant Josifi, i cili rezultoi me lidhje të forta në Shqipëri.
Ai, është këshilltari i Ministrit të Mbrojtjes që nga Dhjetori 2017, kur ai u emërua nga Olta Xhaçka, një anëtare e Partisë Socialiste që drejtohet nga Edi Rama.
Josifi është gjithashtu një ish ortak i vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me të cilin ai ka pasur në pronësi një kompani telekomunikacioni dhe telemarketingu, Pegasus Communications, derisa Josifi i shiti aksionet e tij në Dhjetor 2017. E ëma e tij, Pranvera Strakosha, është një gjyqtare e cila është sot Komisionere të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil.
OCCRP zbuloi se në Tiranë operacionet e call center ishin të strukturuara si ato të zyrave në Kyiv, me qindra shitës të rinj që bënin deri në 500 thirrje në ditë për klientët në të gjithë botën, duke u përpjekur t’i bindnin ata të dërgonin para për investime që nuk ekzistojnë. Ata bënë minimumi 300 euro në muaj, me shpërblime që përkthehen në më shumë para. Ashtu si në Kiev, “tavolina” të ndryshme synonin folësit e gjuhëve të ndryshme.
Punëtorët i shesin këto investime përmes të ashtuquajturave “marka”, secila me faqen e saj të internetit të krijuar me kujdes për ta bërë atë të duket si një firmë e mundshme financiare. Punonjësi tha se Call Center në Tiranë kohët e fundit kishte operuar në tre marka të ndryshme: CryptoKartal, AurumPro dhe Virtual Stocks.
Juria e programit të Gazetarisë Investigative për Evropën e cilësoi hetimin e gazetarëve mbresëlënës për raportimet ndërkufitare.
Po më çmim u vlerësua “Projekti Daphne” ku një grup prej 45 gazetarësh ndoqën punën e papërfunduar të gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra në tetor 2017 nga një makinë bombë vetëm disa metra larg shtëpisë së saj.
Troika Laundromat, sërish një investigim i OCCRP-së dhe “Të humburit në Evropë” një cilët shkrimesh që zbulua se çfarë ishte bërë me mijëra fëmijë emigrantë dhe refugjatë që ishin zhdukur në Evropë, dhe si ata ranë në duart e bandave të drogës dhe trafikantëve të seksit, u vlerësuan nga juria e pavarur si investigimet me të mira për vitin 2020.