Vendosni fjalën kyçe....

Deformimi i votës/ Meta për rastin e Pukës: Ta varin siç do i var unë ata që do i kap me këto gjëra


Kreu i Shtetit Ilir Meta gjatë debatit në emisionin “Opinion” ka folur në lidhje me rastin e Pukës ku një eksponent pranë LSI-së në këtë qark u kap nga policia me një shumë të konsiderueshme parash dhe me fletë votimi.

Meta bëri deklaratën e fortë se këta persona le t’i varin në mes të Pukës, duke shtuar se dhe ai do bëjë të njëjtën gjë kur të kapë raste të ngjashme.

Debati:

Meta: Populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend.

Fevziu: Keni frikë se do preket vota në 25 prill?

Meta: Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.

Fevziu: Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?

Meta: Po patjetër ato vajzat e LSI…

Karapanco: Rasti i Pukës…

Meta: Kush është se s’e di.

Karapanco: Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.

Meta: Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.

Fevziu: Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.

Meta: Leji këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushtetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *