Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla paraqitet për herë të parë në Gjykatë


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është sot shfaqur për herë të parë në SPAK, që prej nisjes së hetimeve dhe gjykimit ndaj tij për veprën penale të fshehjes së të ardhurave.

Sot pritet që të zhvillohet seanca e mbrojtjes ndaj tij. Ish-kryeprokurori Llalla ka kërkuar disa herë përjashtimin e trupës gjykuese nëpërmjet avokatit të tij, por vetë është paraqitur vetëm sot për herë të parë në seancë. Llalla nuk preferoi që të bëjë asnjë koment për mediat në hyrje të gjykatës.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, dhe përjashtimin me 5 vite burg nga sistemi i drejtësisë për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Llalla është një prej zyrtarëve të lartë shqiptarë që është shpallur non grata në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *