Kreu i Shtetit Ilir Meta i cili është zhvendosur në Vlorë ka dhënë një intervistë për televizionin lokal 6+1 ku ndër të tjera ka komentuar edhe daljen e databazës të pretenduar se përdoret nga Partia Socialiste.
Meta i ka quajtur vendosjen e patronazhistëve si një tregues të partisë-shtet.
“Patronazhistët nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë. Ky është tregues i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill. Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”- tha Meta.