Kryeministri Rama ka publikuar videon e aeroportit të Kukësit.
Kreu i qeverisë shkruan se çdo gjë është gati sipas të dhënave të koncesionarit duke shtuar se ‘është gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra’.
Ministrja e Infrastrukturës ishte në aeroportin e Kukësit duke pohuar se çdo gjë është gati për fluturimin e parë që pritet ditën e nesërme.
Sipas Ballukut, aeroporti do sjellë zhvillim të madh ekonomik për gjithë zonën duke llogatitur punësimet, uljen e avionëve që transportojnë mallra si dhe ardhjen e turistëve.
“Përfitimet financiare janë shumë të mëdha, punësimi, ulja e kargove, numri i turistëve do të jetë shumë më i lartë. Padyshim këtu do të jemi në një element të ri zhvillues i veriut të vendit, siç është turizmi. Punësimi në përgjithësi do të bëhet me banorë rreth Kukës, përveç atyre që kanë nevojë për përgatitje dhe specializim konkret.” – tha Balluku.