Vendosni fjalën kyçe....

“Janë përpjekur të na përçajnë por s’ia dolën” – Luan Rama puth në ballë kandidaten e LSI-së


Drejtuesi politik, njëherazi numri një në listën e LSI-së në Qarkun e Vlorës, Luan Rama, tha se kandidatët e forcës politike në fjalë janë sulmuar e përgojuar e po kështu ka pasur përpjekje për t’i përçarë e për t’i poshtëruar por nuk ia kanë dalë.

Teksa mbante fjalën e tij, Rama ftoi edhe numrin dy në listë, Grisejda Myslimi e në formë simbolike e puthi atë në ballë.

“Jam këtu për të konfirmuar se e gjithë lista e kandidatëve të LSI-së është mishërimi i kohezionit shpirtëror, i vlerave qytetare, i pasurisë intelektuale, i pasionit për t’i shërbyer Vlorës dhe Shqipërisë, me synimin se Vlora është e para, Shqipëria është e para. Jam njëri nga të 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e kandidatëve të LSI-së. Jam njëri bashkë me ta. Na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë dhe përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash.” – tha ndër të tjera Rama në fjalën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *