Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk në Hënë?! SpaceX merr kontratën e NASA-s për të ndërtuar anijen kozmike që do ulet mbi satelitin e Tokës


Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA ka kontraktuar SpaceX të Elon Musk për të ndërtuar një zbarkues hënor, bazuar në konceptin Starship.

NASA ka zgjedhur SpaceX “për të vazhduar zhvillimin e zbarkuesit të parë tregtar njerëzor që do të transportojë në mënyrë të sigurt dy astronautët e ardhshëm amerikanë në sipërfaqen hënore”, njoftoi agjencia të premten.

“Të paktën një nga ata astronautë do të bëjë historinë si gruaja e parë në Hënë. Një qëllim tjetër i programit Artemis përfshin uljen e personit të parë me ngjyrë në sipërfaqen hënore,” shtoi NASA.

“Me këtë projekt NASA dhe partnerët tanë do të përfundojnë misionin e parë demonstrues të ekuipazhit në sipërfaqen e Hënës në shekullin e 21-të, ndërsa agjencia bën një hap përpara për barazinë e grave dhe eksplorimin afatgjatë të hapësirës së thellë”, tha Kathy Lueders, bashkëpunëtore për Drejtorinë e Misionit të Kërkimeve Njerëzore dhe Operacioneve në NASA.

Vlera totale e kontratës llogaritet në 2.89 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *