Vendosni fjalën kyçe....

Çela për të larguarit nga LSI-ja: Kukullat e kurdisura na gjuajtën me gurë, po s’kemi kohë për ta


Në takimin e sotëm të LSI-së në Berat, drejtuesi politik i kësaj force politike në këtë qark, Ardit Çela dha një mesazh për të gjithë ata që janë larguar nga LSI për t’u bashkuar me PS-në.

Çela theksoi se gurët që u hodhën ndaj LSI-së do të mblidhen dhe do të kthehen në investime. Ai thotë se nuk kanë kohë as të merren me ata, ndërsa fton qytetarët që të votojnë për ndryshimin.

“LSI vetëm rritet dita ditës dhe do të dalë forcë e parë në çdo qendër të Beratit. Teksa po vinim dikush më telefonoi dhe më pyeti, a do t’i përgjigjesha gjuhës së urrejtjes të kurdisur si kukulla gjuajtën me gurë familjen tonë të madhe LSI. Nuk kemi kohë për të humbur me ata, me ata që nuk shpenzuan asnjë sekondë kohë për ju e familjen tuaj në Parlament.

Nuk kemi kohë për të humbur me ta. Gurët që ato hodhën do i marrim, do ndërtojmë ura, rrugë, sepse kjo është LSI. Më 25 prill, Shqipëria do të ndahet nga ndasitë dhe do të bashkohen për ndryshim. Më 25 prill, ftoj të rejat dhe të rinjtë që të votojnë LSI. Ftoj të gjitha gratë dhe vajzat e Beratit të ndëshkojnë me votë ato që varfëruan qytetarët, i larguan të rinjtë dhe i çuan azilantë nëpër Evropë.”– tha Çela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *