Vendosni fjalën kyçe....

PD reagon për aeroportin e Kukësit: Tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës, njësoj si hapja e negociatave me BE-në


Partia Demokratike ka deklaruar sot se hapja e Aeroportit të Kukësit është një tjetër premti i pambajtur i kryeministrit Rama.

Në një njoftim për mediat, selia blu thekson se ulja në Kukës nuk u bë nga Londra po nga Tirana sepse aeroporti i Kukësit s’ka certifikatë sigurie.

Më tej në reagim thuhet se me Ramën në krye të qeverisë puna e aeroportit të Kukësit është si hapja e negociatave me BE-në.

“Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie. Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim”, shkruan PD.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *