Vendosni fjalën kyçe....

3 fëmijë ose më shumë, studiuesit kinezë kërkojnë rritjen e numrit të lindjeve në vend


Kina duhet të ‘liberalizojë plotësisht’ politikën e saj të kontrollit të lindjeve për të rritur forcën e saj të punës në dhjetëvjeçarët e ardhshëm dhe të konkurrojë me vende të tilla si SHBA-ja ekonomikisht, thotë një letër e botuar nga Banka Popullore e Kinës.

Pekini duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe faktit që niveli i lindjeve të vendit është në rënie, ndërsa popullsia e tij po plaket shpejt, argumentuan studiuesit. Kërkimi, i cili u botua këtë javë nga Banka Qendrore e Kinës si pjesë e serisë së saj të dokumenteve të punës, sugjeron që rivali kryesor ekonomik i vendit, SHBA-ja po pëson ‘ndryshime të favorshme’ në normat e popullsisë në punë, kryesisht përmes emigracionit masiv.

Bazuar në statistikat dhe parashikimet nga Kombet e Bashkuara – të cilat madje mund të mbivlerësojnë shkallën e riprodhimit të Kinës, sipas studiuesve – raporti sugjeron që në tre dhjetëvjeçarët e ardhshëm, popullsia e Kinës do të ulet me rreth 32 milionë njerëz. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja mund të shtojë 50 milionë njerëz në popullsinë e saj deri në vitin 2050.

Për më tepër, studiuesit paralajmëruan se forca e punës e Kinës është vendosur të tkurret, ndërsa SHBA-ja do të shohë zgjerim. Dhe ndryshe nga Kina, SHBA do të ketë përfitimin e ‘emigracionit të kualifikuar’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *