Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv për herë të katërt në banesën e Arben Pllumbit në Fushë Krujë


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën e Arben Pllumbit në Fushë Krujë. Kjo është hera e tretë që një shpërthim i tillë ndodh në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëmet materiale të shkaktuara të cilat janë të shumta. Dëme materiale ka patur edhe në shtëpitë pranë asaj të Pllumbit, si thyerje xhamash, por edhe dëmtim i dyerve dhe dritareve.

“Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo është hera e katërt që kësaj familje i vendoset tritol.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *