Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, Tottenham e shkarkon Jose Mourinho-n nga detyra


Tottenham ka shkarkuar nga detyra Jose Mourinho, pas rezultateve të dobëta të skuadrës.

Tottenham është në vendin e shtatë në Premier League me 50 pikë dhe rrezikon të humbasë një vend në katër të parët për në Champions.

Mourinho u soll për të çuar Tottenhamin në një nivel tjetër, për të bërë atë që Mauricio Pochettino nuk mund të bënte dhe për të fituar një trofe.

Por Spurs përfunduan të gjashtët në kampionat vitin e kaluar dhe tani është i shtati, me pothuajse asnjë shans për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Ata janë më larg elitës sesa ishin me ish-trajnerin Pochettino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *