Tre ambasadorët, ai i BE-së Luigi Soreca, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ai gjerman Peter Zingraf ndodhen sot në Elbasan, ku janë takuar me drejtuesit politik të partive politike për qarkun e Elbasanit.
Soreca foli nga Elbasani për shqetësimin e shit-blerjes së votës duke thënë se ajo është vepër penale.
“Dëgjuam këndvështrimet e tyre e rëndësishme që këto zgjedhje të jetë të lira, të sigurta dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Fenomeni shqetësues i shitblerjes së botës dënohet me ligj dhe është vepër penale, dhe kemi një shqetësim edhe për shitjen e votës e cila është gjithashtu krimi që dënohet. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill. Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të ardhmen e vendit në BE.”– tha Soreca.
Ai foli edhe për patronazhistët, pas publikimit të databazës së PS-së me të dhëna personale për votuesit e Tiranës nga portal Lapsi.al.
Ambasadori i BE-së tha se është e rëndësishme që SPAK-u dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të lihen të hetojnë dhe se ata do të shprehen më pas në bazë të përfundimeve të hetimit.
“Ne po e ndjekim situatën, imë që komisioneri për mbrojtjen të dhënave po heton dhe SPAK, është e rëndësishme që t’i lemë këto dy autoritet të hetojnë dhe më pas do të dëgjojmë rezultatin përfundimtar dhe do mbështetemi aty.”– tha Soreca.