Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK-u të mos flejë gjumë, të nisë menjëherë hetimin” – Meta i drejton 11 pyetje prokurorisë


Presidenti Meta i ka drejtuar SPAK-ut 11 pyetje lidhur me daljen e të dhënave personale të më shumë se 910 mijë qytetarëve që janë në databazën e PS-së.

Pas tetë pyetjeve të deputetes gjermane drejtuar kryeministrit Rama ditën e djeshme, kreu i shtetit i drejtoi SPAK-ut 11 pyetje dhe i bëri thirrje të nisë hetimet e menjëhershme lidhur me atë që e quajti një skandal të rrezikshëm.

Pyetjet e Metës

  1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash,, kur rruhet, kur u popullua me të dhëna në PS.
  2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qyettarëev që ia kanë dorëzuar shtetit në El-Albania
  3. A kemi harxhuar ne si shteti milion euro për tendera, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacënuar. Ndërkohë që vijojmë të harxhojmë ëpr këto sisteme
  4. Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave. Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes së të dhënave. Unë personalisht, Ilir Meta, President, nuk kam deklaruar ndonjëherë, apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave, përqëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes në PS.
  5. Kur e keni kryer për Presdientin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?
  6. Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër, me çtë drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja, vetëlindja, kodi i banesës, nr. telefoni, vetëpunësim. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve.
  7. Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dhunuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do vootjnë për Rilindjen.
  8. Si diskriminon nga përkatësia etnike, raca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skandaloze.
  9. Kush do mbajë përgjegjësi nëse përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare. Ju dhashë prova si u bë në Maqedoni, u pranua nga autoritetet, me qytetarë në Bashkinë e Korçës e Pustecit, madje dhe nga Dibra, e mund të ketë ndodhur në shumë Bashki.
  10. A e mendon ti se me këtë që ke bërë i ke hapur derën krimit kibernetik dhe vjedhjes së idneteteve.
  11. A mendon se duke nxjerrë të dhënat e njeëzve të drejtësisë, janë të ngarkuar me ruajtjen e sigurisë, i ke nxjerrë lakuriq, si në plazhet e botës, përballë krimit të organizuar, vendas e ndërkombëtar, dhe vendeve joarmiqësore sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *