Vendosni fjalën kyçe....

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” ku ndodhi sulmi me thikë: Akt barbarie ndaj besimtarëve


Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës ku ndodhi sulmi me thikë deklaroi para pak çastesh e cilësoi ngjarjen si akt barbarie.

Ai tha se situata është nën kontroll dhe se brenda pak orësh xhamia do i kthehej normalitetit.

Në një deklaratë para xhamisë, Imam Ahmed Kalaja, falënderoi policinë për reagimin e saj të shpejtë ndërsa njoftoi se ishin plagosur disa besimtarë dhe se situata ishte nën kontroll.

“Sot në mesditë ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë ku një njeri i armatosur me thikë godet besimtarët brenda xhamisë po nuk mjaftohet me goditjen e besimtarëve brenda xhamisë po godet edhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që personi është arrestuar. Situata është nën kontroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shpresojmë që të mos ketë qenë një akt terrorist po personi të ketë qenë me të meta mendore. Për punë orësh xhamia do kthehet sërish gjendjen e saj të mëparshme. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë dhe disa besimtarë që kanë qenë adhuruar Zotin në atë çaste. Falënderojmë Policinë e Shtetit që u gjend në kohë e lusim Zotin që personi në fjalë të marrë atë që meriton.” – tha Kalaja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *