Vendosni fjalën kyçe....

Pesë të rinjtë e plagosur nga sulmi me thikë brenda xhamisë te Rruga e Kavajës jashtë rrezikut për jetën (Njoftimi)


Policia ka dhënë hollësi shtesë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme te xhamia “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas njoftimit, të lënduarit janë pesë persona përkatësisht D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç.

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës ku janë jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes, 34-vjeçari Rudolf Nikolli është ndaluar nga efektivët dhe po merret në pyetje.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre: D.K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *