Kandidati i PS-së për zgjedhjet e 25 prillit në Bashkinë e Kavajës, Etjen Xhafaj, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në këtë qytet ku brenda zyrave elektorale të PD-së u plagos një zyrtar lokal i kësaj force.
Xhafaj shprehet se është i bindur që ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe se garuesit në zgjedhje duhet të dënojnë të parët plagosjen.
Ai kërkon të mos politizohet ngjarja dhe thotë se zgjedhjet duhet të jenë festë duke bërë thirrje që autoritetet të zbardhin aktin dhe të çojnë para drejtësisë autorët.
“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.
Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë.
Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!”-shkruan Xhafaj.