Vendosni fjalën kyçe....

Gonxhja reagon me video: Kunati i Presidentit fitoi 400 milionë lekë në drejtimin e koncesionit të kolaudimit, denoncuesi u përdor si kamikaz


Blendi Gonxhja ka reaguar pas akuzave të bëra nga foltorja e Presidencës ditën e sotme nga drejtuesi i një kompanie autobusësh se e kishte braktisurës pasi kishte marrë vesh se ishte mbështetës i LSI-së.

Gonxhja ka postuar videon nga ku thotë se Drini Kryemadhi, kunati i Presidentit Ilir Meta ka përfituar 400 milionë euro kur drejtonte koncesionin e kolaudimit.

Gonxhja më tej shkruan se Presidenti përdori denoncuesin si kamikaz.

Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?

Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!

Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!“-shkruan Gonxhja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *