Shoqata e emigrantëve shqiptarë në Greqi ka krijuar një peticion kundër vendimit të Komitetit të Ekspertëve për të vendosur karantinë 2-javore për shtetasit që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Peticioni i është dërguar Presidentit të Republikës, i cili nga ana e tij, iu ka përcjellë shqetësimin disa institucioneve, si qeverisë, ministrisë së Shëndetësisë dhe KQZ-së.
Në letrën e Presidencës, që iu dërgohet për dijeni dhe OSBE/ODIHR në Shqipëri, misionit të tyre, Kuvendit, Avokatit të Popullit, ambasadave të huaja, si dhe subjekteve politike, kërkohet vlerësim i vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe marrja e masave.
Shoqata e Emigrantëve deklaron se kjo masë është diskriminuese dhe pengon të drejtën e votimit emigrantëve.
Kërkesë për marrjen e masave urgjente lidhur me pengesën për të votuar të emigrantëve shqiptarë